Kokteile unike

VETËM NË BARIN TONË

Bari i Rapo’s Resort Hotel është tashmë një pikë takimi çlodhjeje dhe biznesi për të gjithë ata që vleresojnë mjedisin natyror dhe çlodhes të Himarës. Gjatë pushimit në pishinën tonë, mundet të shijoni pije të ndryshme freskuese si edhe kokteilet speciale të përgatitura me mjaft mjeshtëri nga bari ynë. Ndihemi të vlerësuar ndërsa ofrojmë më të mirën për ju, ndaj jeni të mirëpritur!

Ambjent i kendshem

PRANE PISHINES

Pishinat afër barit, për të rritur dhe femijë, krijojnë një ambjent akoma më shlodhës për të gjithë ata që zgjedhin të pushojnë pranë resortit tonë. Ambjent i gjelbëruar dhe shërbim i kulturuar dhe i shpejtë, janë detajet që na diferencojnë nga hotelet dhe resortet e tjera.