Vetëm 1.5 km larg nga qendra e Hmarës dhe 1 minutë larg bregut të detit, Rapo’s Resort Hotel ofron shërbimet e tij që prej vitit 2013. Hoteli ka një kapacitet prej 50 dhomash double nga te cilat 30 behen dhe twin, 10 dhoma familjare, 2 suita dhe 1 suite presidenciale duplex. Lehtësisht i gjendshem dhe me ambjente komode dhe relaksuese, resorti ynë ndërthur klasin dhe komoditetin duke e kthyer kështu në një destinacion të preferuar nga të gjithë pushuesit. Ju mirëpresim në çdo moment të vitit, për të kaluar një fundjavë mes miqsh apo pushimet tuaja verore.
VIZIONI YNË
Vizioni ynë është të formojmë një hotel dinamik, të suksesshëm dhe mikrpritës me një grup te dedikuar dhe të informuar i cili synon vazhdimisht të ngrejë hapa, produkte dhe shërbime me qëllim për të kënaqur klientët, punë-marrësit si dhe distributorët. Ne jemi të dedikuar të krijojmë dhe mirëmbajmë një hotel turizimi, i cili është lider në industri duke ofruar shërbim të shkëlqyer klienti duke superuar pritshmëritë e tyre.